GRAMSH- Pamjet që shikoni janë në fshatin Grabovë të Gramshit. Rruga e fshatit që e lidh atë me zonat e tjera është e pakalueshme dhe për të zbritur në pikën më të afërt duhen të paktën 2 orë.

Banorët thonë se do të bojkotojnë zgjedhjet pasi sipas tyre partitë politike i gënjejnë sa herë ka të tilla. Ata thonë se nuk do shkojnë në votime por dhe se nuk do lejojnë ngritjen e komisioneve të votimit.

Sipas tyre emergjente është ndërtimi i rrugës dhe një shkollë për fëmijët. Të rinjtë e fshatit për shkak të infrastrukturës e kanë të vështirë të vijojnë arsimimin në nivele më të larta përveç shkollës 9-vjeçare, e cila është në fshat.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb