TIRANË-Nëntë muaj pa marrë pagat në rafinerinë e Ballshit, në shenjë revolte protestë para kryeministrisë.

Dhjetra punonjës, familjarë të tyre kanë udhëtuar ditën e sotme nga Ballshi drejt Tiranës me qëllim ndërgjegjësimin e qeverisë për t’i kërkuar llogari kompanisë ku ata punojnë. Punonjësit e rafinerisë së Ballshit janë ulur këmbëkryq para godinës së kryeministrisë dhe kanë qëndruar gjatë nën thirrjet, “Duam djersën tonë”.
Sipas tyre, qeveria duhet të mbajnë nën kontroll kompanitë që licenson për naftë, të cilat nuk respektojnë as minimumin e kushteve të punës ndaj punonjësve.

Gjiknuri
Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri reagoi jashtë sallës së parlamentit mbi protestën e naftëtarëve. Ai u shpreh se, protesta e naftëtarëve është ndaj një kompanie private dhe se kjo nuk ka lidhje me shtetin. Gjiknuri theksoi se qeveria e mëparshme e shiti lirë rafinerinë e Ballshit dhe më pas kompania e keqpërdori duke ia faturuar kompanie të tjera. Sipas Gjiknurit, kompania aktuale privae ka falimnetuar dhe qeveria po mendon një zgjidhje për të ristruktuar ndërrmarjen.
“Aktualisht është një kompani private që ka falimentuar, një shitës spekulant ia shiti disa të rinjve e kështu me radhë. Theksoj se interesi është shumë i madh për shtetin për rafinerinë. Por, është e kotë ti kërkosh qeverisë kur qeveria e mëparshme e shiti badjava dhe tani faturën ia la kësaj qeverie.
Nuk e shtetëzojmë dot sepse aty janë përfshirë shumë banka dhe do shkonte në një zinxhir pa fund cështja.
E rëndësishme është si qeveri që të gjejmë një mundësi që të bëhet një ristrukturim i kësaj ndërrmarje.
Pasi theksoj se kjo është një ndërrmarje private që falimentoi”.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: