Gjatë aktivitetit të Forumit Ekonomik Botëror, Davos, kryeministri Edi Rama i intervistuar nga mediat serbe foli për negiociatat e Shqipërinë me BE dhe si janë ato në raport me Serbinë.

Kreu i qeverisë shqiptare u përgjigj se ky ishte një proces i bazuar tek merita dhe se në momentin që flasim Serbia është më përpara pasi është tashmë duke negociuar.

Megjithatë kryeministri e konsideroi këtë një garë të shëndetshme nga të dyja palët.

“Është proces i bazuar tek merita dhe ndërsa flasim Serbia është më përapara se Shqipëria, sepse Serbia tashmë është duke negociuar dhe ne jemi duke pritur me padurim të nisim negociatat këtë vit, por është garë e shëndetshme. Por ne duam shumë të kemi një ecuri shumë më të shpejtë dhe pse jo të jemi thjesht në të njëjtën pozitë në të ardhmen dhe pse jo të hyjmë në BE së bashku me presupozimin që Serbia të njohë Kosovën,” tha Rama.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb