Me një kosto fillestare prej 999 dollarësh, iPhone X nuk është një iPhone i zakonshëm.

Në fakt është iPhone më i shtrenjtë që Apple ka prodhuar ndonjëherë dhe mbase një prej telefonëve më të shtrenjtë prodhuar për masat.

Pyetja është: A e justifikon iPhone X atë kosto? Ndërsa shumë njerëz argumentojnë se një telefon nuk duhet të kushtojnë më shumë se 1,000 dollar, të tjetër justifikojnë çmimin e tij me teknologjinë e re të telefonit.

Sipas testimeve, telefonët inteligjentë të ditëve të sotme janë po aq të fuqishëm sa shumë kompjutera, dhe pse të mos kushtojnë sa edhe vetë kompjuterat tanë?
chartoftheday_5952_iphone_manufacturing_costs_n
Prandaj sa paguajmë ne për iPhone X dhe sa i kushton Apple për ta prodhuar? Sipas IHS, materialet e iPhone X kushtojnë 370.2 dollar.

Ndërsa ky informacion mbulon vetëm koston e materialeve përbërëse, nuk dihet sa është kostoja e prodhimit të telefonit për Apple, njofton PCWorld Albanian.

Një herë e një kohë Tim Cook thoshte se parashikimet janë shumë larg të vërtetës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: