Gjykata jep sot aktgjykimin ndaj ish-ministrit të Transportit, tashmë zëvendëskryeministër, Fatmir Limaj, në rastin gjyqësor të njohur si MTPT. Limaj akuzohet për krim të organizuar e korrupsion, që ka të bëjë me çmimet e tenderëve në kohën sa Limaj ishte pjesë e PDK-së e ministër i Transportit.

Krahas Limajt të akuzuar janë Nexhat Krasniqi, Endrit Shala, Shpëtim Telaku dhe Florim Zuka. Në fjalën e tij përfundimtare Fatmir Limaj, të mërkurën tha se nuk ka asnjë provë që e implikon atë në korrupsion, pasi siç deklaroi ai, në fjalën e prokurorit në asnjë shkresë, e në asnjë dokument nuk është thënë se ka ndodhur ndonjë keqpërdorim gjatë kohës sa ai ka qenë ministër. Limaj ka pohuar se është krenar që pas 2764 ditëve, ajo që e ka thënë është provuar pasi sipas tij nuk është prezantuar asnjë provë që vërteton akuzën e prokurorisë.

Gjithashtu, ai tha se atij i është bërë një gjyq publik, dhe se njerëz dhe disa media, nuk kanë lënë asgjë pa bërë në tendencë për të shkatërruar personalitetin e tij. Mes të tjerash ai sqaroi se ky gjykim ka filluar me një letër dhe me atë letër do të përfundojë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb