Sergio Aguerro, sulmuesi i Manchester City-t dhe kombëtares Argjentinase, është përfshirë mbrëmjen e djeshme në një aksident që për pak mund ti kushtonte jetën.

29-vjeçari ndodhej në Holandë i ftuar në një koncert nga këngëtari Maluma, ndërsa kishte vendosur të kthehej në Britani me taksi. Gjatë rrugës automjeti është përplasur me një shtyllë ndriçimi në Amsterdam si shkak i shpejtësisë së madhe.
Aguero-470x282
Vendosja e rripit të sigurimit i ka shpëtuar jetën sulmuesit, ndërsa mësohet se lëndimi i tij është serioz pasi i janë thyer disa brinjë. Aguero u transportua menjëherë në spital dhe pritet të qëndrojë për një kohë të gjatë jashtë fushave të blerta.
Agero-aksident-me-makine-470x311
Të paktën do jenë 8 sfida në kampionat duke përfshirë këtë të fundjavës kundër Chelsea-s, dy ndeshjet kritike me kombëtaren që mund ti kushtojnë kualifikimin në Botëror dhe sfidat vajtje-ardhje në “Champion League” kundër Napolit.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb