TIRANE– Një aksident me pasojë një të vdekur ka ndodhur pak minuta më parë në Tiranë.

Një autobot që transportonte gaz të lëngshëm ka shtypur për vdekje një person që udhëtonte me biçikletë. Ngjarja ka ndodhur në zonën e ‘Brrylit’, ndërsa viktima është P.H., rreth 60 vjeç.

Forca policie kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i policise:
Sot në datë 10.11. 2017, ora 10:25, në bulevardin Bajram Curri, në afëri të Brrylit, një automjet me targë AA426PL, me drejtues shtetasin G.K., 44 vjeç, ka aksidentuar me vdekje një shtetas P.H., rreth 60 vjeç.

Nga ana e Policisë po kryhen veprimet hetimore për të përcaktuar shkaqet e aksidentit ndërkohë drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Nr.1.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: