SHKODER– Edmond Preka i njohur ndryshe dhe me emrin Mondi Gjergji (në foto) është babai që humbi jetën bashkë më dy fëmijët e tij si pasojë e një aksidenti të frikshëm të ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Shkodër-Velipojë.

Ai drejtonte mjetin tip ‘Alfa Romeo’ dhe udhëtonte me bashkëshorten dhe 3 fëmijët kur u përplas me një mjet tjetër tip ‘Fuoristradë’, ku udhëtonin Sokol Mullia dhe Andrea Gjergji. Fillimisht u plagosën të 7 personat që udhëtonin në dy mjetet, por pak minuta më vonë ndërroi jetë Edmond Preka me djalin 8 muajsh.

Si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë pak minuta më vonë edhe vajza 4-vjeçare. Ndërkohë vajza tjetër 10-vjeçare ndodhet gjendje të rëndë për jetën, ndersa gruaja Evisa Preka jashte rrezikut.

Të plagosur kanë mbetur edhe Sokol Mullia dhe Andrea Gjergji që udhëtonin me ‘Fuoristradë’ dhe janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Në pamjet e siguruara nga ‘BalkanWeb’ shihen dy mjetet e dëmtuara si pasojë e përplasjes së fuqishme. Forca policie vijojnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
54YHN

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb