KORÇË- Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Piro Kapurani ka reaguar menjëherë pas akuzave të Partisë Demokratike se është debitor i energjisë elektrike. Në një lidhje telefonike për Neës24, Kapurani mohoi se ka në pronësi një fabrikë tullash në qytetin e Korçës. Ai tha se të gjitha deklaratat e deputetes së PD-së, Albana Vokshi janë shpifje.
“Fabrika e tullave në Korçë nuk është në pronësinë time. Kjo vërtetohet lehtësisht në QKR (Qendra Kombëtare e Regjistrimit). Këto janë shpifje në drejtim të figurës sime”, ka thënë deputeti Kapurani.
Më herët, deputetja e PD-së, Albana Vokshi akuzoi qeverinë se nuk merr asnjë masë ndaj “miqve” të saj që nuk paguajnë dritat, duke futur këtu deputetin e LSI-së Piro Kapurani. Sipas Vokshit, Kapurani është pronar i një fabrike tullash dhe i detyrohet shtetit 2.4 mln lekë për energjinë.
(m.k/BalkanWeb)
