TIRANË- Një avokat i njohur në kryeqytet është arrestuar me akuzën për mashtrim, falsifikim dhe fshehje te ardhurash. Sipas burimeve zyrtare nga policia bëhet fjalë për avokatin Gazmir Xhurxhi. Ai akuzohet për mashtrim nga një qytetar.

Xhurxhi ndodhet në ambientet e policisë së Tiranës. Mësohet se veprimet janë kryer nga efektivët e krimit ekonomik.

Avokati është denoncuar nga një qytetar, i cili ka deklaruar se i ka marrë një shumë parash për ta mbrojtur për një çështje por nuk e ka bërë këtë gjë. Qytetari i ka kërkuar t’i rikthejë paratë por sipas tij, avokati nuk ia ka dhënë mbrapsht.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: