Nga: Elda MENGA

TIRANE-Rasti Tahiri dhe akuzat për përfshirjen e tij në trafikun e drogës janë ngritur si shqetësim nga i ngarkuari me punë i SHBA në Këshillin e Përhershëm të OSBE-së në Vjenë Harry Kamian. Zyrtari amerikan e lidhi çështjen e krimit dhe korrupsionit ne Shqipëri me një nga çështjet më të nxehta të politikës shqiptare, rastin Tahiri.

“Korrupsioni dhe kriminaliteti mbeten pengesat për zhvillimin e Shqipërisë. Në një situatë të tillë, një ish-ministër i brendshëm, i cili tani është anëtar i Parlamentit, është implikuar në Itali për mbështetjen e trafikantëve të drogës”- vuri në dukje përfaqësuesi i SHBA në Këshillin e Përhershëm të OSBE-së në Vjenë, në përgjigje të raportit që mbajti Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Bernd Borchardt.

Një tjetër problematike e ngritur ishte edhe hetimi për shkarkimet dhe punësimet politike në administratë gjatë fushatës zgjedhore.

“Prokurorët në Tiranë po hetojnë aktualisht më shumë se 3,000 raste të punësimeve ose shkarkimeve partiake gjatë periudhës së fushatës zgjedhore 2017, një shqetësim që është ngritur edhe nga ODIHR” theksoi Kamian në Këshillin e Përhershëm të OSBE.
5ybn
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: