“Nuk kemi bërë kurrë dhe nuk do të bëjmë kurrë asgjë për të shkurtuar vullnetarisht jetën e pajisjeve të Apple”. Me një letër të hapur, kompania e Cupertinos kërkon falje për ngadalësimin e iPhone-ve më të vjetër. Ajo gjithashtu njofton një ulje të çmimeve të baterive jashtë garancisë. “Në fillim të 2018, ne do të bëjmë një përditësim të iOS që do t’u japë konsumatorëve më shumë shikueshmëri në statusin e tyre të baterisë”.
Ndjesa vjen pas tetë padive të depozituara kundër Apple për ngadalësimin e iPhone-ve dhe valën e kritikave të rëna mbi kompaninë, e akuzuar nga klientët e saj se i ka “tradhtuar”. Për të fituar besueshmërinë, kompania njofton një ulje të çmimeve të baterive (por vetëm për 2018) dhe përhapjen e një përditësimi të iOS në 2018 me të cilën konsumatorët do të jenë në gjendje të kontrollojnë gjendjen e baterive të pajisjeve të tyre.
Me falje zyrtare, Apple shpreson të jetë në gjendje të kthejë faqen dhe të përfundojë një 2017 të ndritshëm. Viti fiskal 2017 u mbyll me të ardhura prej 229.2 miliardë dollarë në një fitim operativ prej 61.3 miliardë, mbi objektivat e përcaktuara nga kompania prej 225.2 miliardë për shitjet.
Tejkalimi i objektivave të përcaktuara nga bordi i drejtorëve i lejon Apple të rrisë shpërblimin e drejtorit ekzekutiv të saj. Tim Cook merr në shtëpi një shpërblim prej 102 milionë dollarësh për 2017, 74% më shumë se vitin e kaluar.
(m.k/BalkanWeb)
