TIRANË-Ilir dhe Teuta Hoxha, i biri dhe nusja e diktatorit Enver Hoxha kanë reaguar nëpërmjet një prononcimi për shtyp mbi arrestimin e Ermal Hoxhës, djalit të tyre. (ne foto, Ermal Hoxha dhe bashkeshortja, kengetarja Rezarta Shkurta)
Cifti Hoxha shprehet se kjo bëhet qëllimisht për të diskretituar emrin e Enver Hoxhës. Në deklaratë theksohet se dhe 4 vjet më parë u tentua implikimi i djalit tjetër të familjes në një konflikt me armë, dhe sot e njëjta gjë përsëritet. Familja deklaron se në kohën kur Prokuroria deklaron se Ermal Hoxha është kapur me para e drogë në makinë, djali i tyre ndodhej në Durrës, në shtëpinë e prindërve të gruas.

DEKLARATA

Arrestimi i djalit tonё Ermal Hoxha, qё ndodhi dje, mё datё 14-1-2015, ka pёr qёllim tё vetёm, diskreditimin e emrit tё Enver Hoxhёs.

Nuk ёshtё hera e parё qё kjo gjё i ndodh familjes sonё.

Para katёr vjetёsh policia donte tё implikonte djalin tjetёr tonin, duke e akuzuar si pjesёmarrёs nё njё konflikt me armё, kur ai nё kohёn qё kishte ndodhur iNcidenti, ishte bashkё me ne, prindёrit e tij dhe me 30 tё ftuar tё tjerё nё njё festё familjare.

Po kёshtu, ndodhi edhe me Ermalin, qё del njoftimi nё media me burim nga Prokuroria, qё ёshtё zёnё me drogё dhe me njё shumё tё madhe parash nё njё makinё foristradё tё zezё, nё afёrsi tё Elbasanit. Nё njё kohё, qё Ermali ndodhej nё Durrёs nё shtёpinё e prindёrve tё gruas.

I njejti skenar, pёr ta inkriminuar.

Dhe pritej qё diҫka tё ndodhte, kur Enver Hoxha nё kёtё 70-vjetor tё Ҫlirimit, u anatemua nga tё gjitha forcat politike, tё djathta dhe tё majta.

Egёrsisht e quajtёn monstёr dhe Hitler. Shkuan deri atje, sa edhe fotografitё ia ndaluan me dhunё shtetёrore. Edhe kjo qё ndodhi dje, ёshtё nё vazhdёn e persekutimit qё i bёhet familjes sё tij. Tani qё nipёrit e tij, janё bёrё madhorё, persekutimi po bie mbi ta.

Urojmё qё drejtёsia tё veprojё e pavarur nga segmentet e politikёs.

Ilir – Teuta Hoxha
(ne foto, Ilir dhe Teuta Hoxha)
ilir
(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: