Prodhimi i parë i bazuar në modulin ambicioz Kaby Lake-G multiçip të Intel, në kombinim me Kaby Lake-H me katër bërthama dhe grafikën e bazuar në arkitekturën AMD Vega do të jetë kompjuteri NUC.

Tash kanë rrjedhë fotografitë e para të pllakës amë të kompjuterit NUC, i cili do të jetë pasues i modelit Intel Skull Canyon NUC, ndërsa madhësia e pllakës është pak më i vogël se sa formati mini-ITX, transmeton KosovaPress

Pllaka ka dy vrima DDR4 SO-DIMM për memorie me dy kanale dhe M.2 NVMe slot për SSD. Aty janë edhe dy porta shtesë SATA 6 Gb/s, si dhe një numër i madh i opsioneve të lidhjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: