TIRANE- Pas deklaratës së sekretarit të përgjithshëm të PS-së Taulant Balla në emër të kryesisë së selisë rozë, se në Asamblenë e Kukësit do të bëhen sërish zgjedhje të reja, vjen reagimi në emër të kësaj strukture.

Gazetarja Marsela Karapanco raporton për ‘BalkanWeb’ se e-maili në fjalë që u është shpërndarë mediave nuk përfaqëson qëndrimin e Asamblesë, por vetëm të një personi të shkarkuar. Burime nga PS bëjnë me dije se situata në Asamblenë e PS nuk është ajo që paraqitet në e-mail dhe se adresa është false. Në deklaratën në fjalë thuhet se zgjedhjet në PS Kukës kane përfunduar para tre muajsh dhe janë konstituuar. “Koha e Monizmit ka perfunduar. Nuk pranojme ndeshkime te pa argumentuara dhe me telefon pasi partia socialiste si institucion funksionon nepermjet Statutit dhe egziston ne perberje te tij nje komision per garancite statuore”, thuhet në e-mail.

Dje Balla tha se në Asamblenë e PS në Kukës do të shkrihen strukturat dhe se do të ketë zgjedhje të reja, masa që do të nisin tani dhe deri në muajin maj.

E-MAILI
Nisur nga prononcimi ne media i Taulant Balla per situaten ne Kukes dhe vendimet e Kryesise se PSSH per Kukesin bejme kete deklarate per publikun. Prisnim zgjidhje te problemeve tona nga kryesia por prape mendojmë se ato deklarime nuk jane vendime te kryesisë por të z. Taulant pasi: Zgjedhjet ne PS Kukes kane perfunduar para tre muajsh dhe jane konstituuar.
Nuk ka mundesi te shkarkohet nje asamble dhe te behet nje e re vetem per z. Safet Gjici dhe z. Balla
Pasi kohe e Monizmit ka perfunduar. Nuk pranojme ndeshkime te pa argumentuara dhe me telefon pasi partia socialiste si institucion funksionon nepermjet Statutit dhe egziston ne perberje te tij nje komision per garancite statuore. Ne asamblene e PS Kukes jane te gjithe te zgjedhur me vote te lire dhe me nje process te rregullt ne zbatim te statutit te PS dhe deklarimi juaj per te zgjedhurit e Asamblese Kukes “ te pashkolle” nuk qendron. Nese ti z. Balla kerkon te formosh nje parti te re mund te krijosh dhe nje asamble te re por me keto veprime jovetem PS Kukes eshte ne krize por e gjithe partia socialiste e Shqiperise do te shkoje ne krize. Presim zgjidhje te problemeve tona dhe jo anashkalime dhe ndeshkime te panevojshme te cilat I marrim vesh ne media dhe jo zyrtarisht.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: