Mauro Icardi ishte heroi i zikaltërve mbrëmë në derbin e Madoninës pasi realizoi tregolësh në fitoren 3-2 të zikaltërve kundër Milanit. Në përfundim të ndeshjes ai u zgjodh nga mediat njeriu i kësaj sfide, por lëvdatat për 24-vjeçarin “vrasës” në zonë vijnë edhe nga një personazh kontrovers siç është Mario Balotelli, sulmuesi i Nicë që ka luajtur për dy skuadrat e Milanos.

Në një postim në rrjetin social “instagram” Super-Mario shkruan: “Icardit i bëj komplimentet e mia. Është vërtet shumë i zoti, një golashënues i vërtetë. Ndoshta Milani zgjohet dhe blen kartonin e tij”.

Mauro Icardi, me paraqitjen e bërë në “San Siro” e çoi në 9 kuotën e golave të shënuar, në 8 ndeshje të luajtura këtë sezon në Serie A. Përpara tij qëndrojnë vetëm Immobile i Lacios, me 11 gola, dhe Dybala i Juventusit, me 10 të tillë.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb