Një grup ndërinstitucional është krijuar për të gjetur mundësi sipas kategorive që futen në këtë situatë; me leje, pa leje dhe në procese gjyqësore. Të paktën kështu ka bërë të ditur deputetja e zonës, Elona Gjebrea për banorët e Shkozës, të cilët dolën dje në protestë, pasi preken nga projekti i rehabilitimit të Lanës, ku në pjesën e parë të projektit do të prishen 153 shtëpi.

Duke iu kthyer përgjigje një qytetareje, shtëpia e së cilës rrezikon të prishet, deputetja Gjebrea ka bërë të ditur se duhet kuptuar situata dhe nevoja për këtë ndërhyrje madhore në dobi të komunitetit që do të sjellë dhe zhvillim të zonës. Ja çfarë shkruan ajo:

“Përshëndetje! Sikurse kam sqaruar në reagimin tim një grup ndërinstitucional është krijuar për të gjetur mundësi sipas kategorive që futen në këtë situatë. Me leje, pa leje dhe në procese gjyqësore. Po bëjmë më të mirën. 2 persona të zgjedhur nga përfaqësia e banorëve janë në kontakt të vazhdueshëm me mua. Po duhet kuptuar situata dhe nevoja për këtë ndërhyrje madhore në dobi të komunitetit që do të sjellë dhe zhvillim të zonës. Jam në mbështetje tuajën për të gjetur një mundësi mbështetje!”.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni duke klikuar në linkun e mëposhtëm: http://www.gsh.al/2017/09/15/banori-i-shkozes-i-shkruan-deputetes-mallkoj-veten-qe-votova-ps-po-na-groposni-te-gjalle-kur-pashe-vajzen-time-qe/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: