Kur kanë mbetur edhe pak orë që opozita të hyjë në historinë e Shqipërisë për protestën më të gjatë të zhvilluar ndonjëherë plot 20 ditë, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka filluar të japë premtimet e tij që do të mbajë për atë që ai e quan “Republika e Re”.

“Mbani shënim emrat e taksidarëve, e dhunuesve të shtetit që shkelin ligjin duke goditur qytetarët dhe bizneset. Ata do të japin llogari që ditën e parë të Republikës së Re,” tha Basha.

Më herët ditën e sotme fill pas drekës me ambasadorin amerikan Donald Lu, Basha organizoi një takim rreth 60 minutësh në selinë blu me aleatët e tij. Mësohet se fokusi i bisedës ka qenë situata politike në vend, bojkoti i opozitës dhe zbatimi i reformës në drejtësi.

(e.f/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: