Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, do të zhvillojë ditën e nesërme një vizitë pune në Romë, ku do të takohet me përfaqësuesit e lartë politikë të vendit. Në lajmin e bërë publik nga vetë kreu i PD në rrjetin social Facebook, thuhet se temë e diskutimeve do të jetë gjendja në vend dhe integrimi europian.

Basha thotë se ditën e nesërme do të dalin “fakte të reja tronditëse mbi implikimin e Tahirit dhe të emëruarve të tij në kultivimin dhe trafikun e drogës”.

“Ne Rome me përfaqësuesit më të lartë politike mbi gjendjen e rëndë të vendit dhe të nesërmen Europiane të Shqipërisë. Nesër fakte të reja tronditëse mbi implikimin e Tahirit dhe të emëruarve të tij në kultivimin dhe trafikun e drogës!”, shkruan Basha.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: