Tirana ia ka dalë që të lërë një shenjë edhe në majën e malit më të lartë në botë Everest. I njohur ndryshe edhe si çatia e botës, sportistja Uta Ibrahimi ia ka dalë që të sfidojë lartësitë dhe pengesat e shumta në rrugëtimin e gjatë për në Everest, duke bërë krenarë një komb të tërë.

Përmes një postimi në Facebook, kryebashkiaku Veliaj ka falënderuar sportisten Uta Ibrahimi që ia doli të ngjisë majën e Everestit bashkë me flamurin e Bashkisë së Tiranës.

“Asnjë mal nuk është aq i lartë, sa te ndalë Utën tonë! Kaq krenar për Uta Ibrahimi , që ia doli të ngjisë majën e Everestit, bashkë me flamurin e Bashkisë Tiranë. Lart e më lart”, shkruan Veliaj në Facebook.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb