TIRANE- E ndërsa në media vlojnë akuzat si nga PD ashtu edhe nga LSI-ja pas arrestimit të Moisi Habilajt në Itali për trafik droge, duke e cilësuar atë kushëririn e ish-ministrit Saimir Tahiri, reagon edhe ish-kryeministri Sali Berisha.

Ai ka postuar në profilin e tij në Facebook, foton e një skafi dhe pretendon se brenda tij udhëton Moisiu dhe Habilajt e tjerë, madje është pikërisht ky skafi me të cilin janë transportuar 3,5 ton drogë drejt Italisë. Berisha thotë se stafin e ka ish-ministri Tahiri.

Statusi i plote

Ne foto skafi i Saje qorrit qe transportoi 3.5 ton droge ne Itali me tezaket e tij, Moisiu dhe Habilajt e tjere ne bord! sb
Berishaa

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: