TIRANE-Ish-kryeministri Sali Berisha ka sulmuar sot ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Lu, në lidhje me qëndrimin e tij për protestën e shoqërisë civile për mbetjet, pasi ky i fundit ia adresoi organizimin e tubimit PD-së. I ftuar në emisionin ‘Studio e Hapur, të Eni Vasilit në “News24” Berisha komentoi qëndrimin e Ambasadës Amerikane, ndërsa e cilësoi njoftimin e saj për paralajmërimin e qytetarëve të SHBA-ve të gabuar. Berisha pohoi se ambasadori Lu kishte marrë rolin e Guvernatorit, ndërsa duket sipas tij sikur mbështet qeverinë.

“Që të lejoj një ambasadë të bëhet interpret i Edi Ramës është gjë shumë e hidhur. Ndodh rëndon në partitë politike mbështesin kauza të shoqërisë civile. Por ajo që nuk duhet të ndodh është që partitë politike të marrin kauzat e tyre.”, tha Berisha.

Sulmi i ish-kryeministrit shkon akoma më tej duke shtuar se njoftimi që shpërndahu ambasada një natë para proteste i ngjante një deklarate të bërë nga zyra e PS, dhe e shkruar nga vet sekretari i Përgjithshëm i selisë rozë, Gramoz Ruçi.

“Ata kanë reaguar dhe shpresoj se duhet të ketë një reagim nga ata. Ishte në njoftim i gabuar dhe i panevojshëm, sikur kishte dalë nga zyrat e PS dhe ta kishte shkruar Gramoz Ruçi.”, theksoi Berisha.

Ambasada e SHBA-ve njoftoi më datën 30 shtator u bëri apel qytetarëve të saj që jetojnë në kryeqytet që të kenë kujdes gjatë protestës që do të zhvillohej kundër ligjit të mbetjeve. Në njoftim e publikuar u vu re fakti se organizmin e kësaj proteste ambasada ia ngarkonte opozitës. Ndërkohë, që sipërmarrjen për këtë protestë e kishte marrë shoqëria civile, ndërsa PD-ja kishte deklaruar se do t’i bashkohet tubimit.

PJESE NGA INTERVISTA NE STUDIO E HAPUR
Vasili: Pak më parë folët për shoqërinë civile. Si e shpjegoni faktin se SHBA pranoi se e bëri opozita?
Berisha:
Që të lejoj një ambasadë të bëhet interpret i Edi Ramës është gjë shumë e hidhur. Ndodh rëndon në partitë politike mbështesin kauza të shoqërisë civile. Por ajo që nuk duhet të ndodh është që partitë politike të marrin kauzat e tyre.

Vasili: Si e merrni këtë qëndrim?
Berisha:
Ata kanë reaguar dhe shpresoj se duhet të ketë një reagim nga ata. Ishte në njoftim i gabuar dhe i panevojshëm, ishte si ta shkruante zyra e PS dhe Gramoz Ruçi.  Mënyra më e papërshtatshme e veprimit të një ambasadori është të tentojë të bëjë guvernatorin. Vendet e lira janë vende të lira. Nuk janë arbitra, ata shprehin mendimet e qeverive të tyre, nuk janë arbitra.

Sulo: Ju thoni që zoti Lu është guvernator

Berisha: Jo nuk e thashë atë, ai është ambasador. Unë nuk po them një gjë të re. Edhe në momentet me delikate të PD-së unë nuk jam për rol guvernatori. Shteti ligjor në këtë vend kurrë nuk forcohet sa kohë të ketë ndikime guvernatoriale. A e di pse ndodh kjo. Njerëz pa dinjitet, pa personalitet që është i gatshëm të citojë tre herë në një fjali x ambasador për të shpëtuar nga mëkatet e veta.

Vasili: Ju thoni që deklarata duket sikur është bërë në zyrat e PS

Berisha: Unë shpreha mendimin tim për deklaratën.

Sulo: Zoti ambasador këta ambasadorë bëjnë politikën e tyre, apo të vendeve që përfaqësojnë.

Berisha: Si guvernator gjejnë shesh bëjnë përshesh.

Rakipllari: Qëndrimi i Ambasadës Amerikane në raport me protestën nuk është i shkëputur. I kemi të disata herë këto deklarata, zoti Basha pengon, zoti Rama nuk pengon.

Berisha: Për fat të mirë, reforma për drejtësi u bë një arbitër, arbitër s’kishin as ambasadorët, por komisioni i Venecias. Gjëja më e goditur që bëri pd, vunë një kusht që gjithçka të pranohej nga komisioni i Venecias. Mediat të qëmtojnë sa të munden të vërtetën, për të qartësuar shqiptarët. Ai draft që hartoi qeveria u rrëzua dy herë në Venecia.

Sulo: E kemi fjalën për një arbitër, për një diplomat. Ju po godisni, dhe cili është shkaku i vërtetë i kësaj akuze ndaj ambasadorëve të rëndësishëm?

Berisha: Ajo është e njohur që janë bërë palë. Ai ka 3-4 deklarata kundër PD-së dhe asnjë kundër Ramës.

Sulo: Cila është qasja juaj për këtë, që ti thoni ambasadorit je bërë palë me Edi Ramën?

Berisha: Nëse ambasadori amerikan citohet nga Rama një e dy dhe nuk e kundërshton. Por e ka një zëdhënës ai. Nuk mund të flas unë në çdolloj pozicioni as në emër të  ndonjë ambasadori tjetër, apo shteti tjetër. Të gjitha problemet që PD i ka zgjidhur me qeverinë amerikane.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb