Besart Berisha ka e ka pranuar qëndrimin në stol në ndeshjen kundër Turqisë dhe një ditë pas humbjes 4-1, ka bërë të qartë se nuk do të kthehet më të japë kontributin për këtë përfaqësuese për sa kohë që ajo drejtohet nga Albert Bunjaki. “Sa të jetë Albert Bunjaki unë më kurrë nuk do të luaj me Kosovën. Ai për mua është trajneri më i dobët në karrierë që e kam njohur. Kam ardhur të luaj për Kosovën, hatri i popullit, i fansave që më duan. Por, Bunjaku është arsyeja që nuk mund të vazhdoj më. Ai është i dobët në stërvitje, në ndeshje, pas ndeshjes, thjesht ai nuk di asgjë”, tha Berisha për “Indeksonline”.

“Nuk është zakon i imi të kritikoj trajnerët por këtë ia kam borxh Kosovës sepse nuk bën të lë një trajner si ai. Nuk e di nëse ai ka luajtur futboll apo ku ka qenë trajner, por ai po e shkatërron Kosovën. Ai po tenton të luaj sistem mbrojtës, duke pasur skuadrën të sulmojë. Më besoni se Kosova ka skuadër fantastike. Kam njohur shumë yje këtu, ka futbollistë tejet cilësorë, por me Bunjakun të gjithë ndihemi të nënvlerësuar”, theksoi sulmuesi.

“Na duhet ndonjë trajner qe di të bëjë taktika, di t’i motivoi futbollistët. Për shembull, ndonjë kroat apo gjerman me përvojë. Bunjakut nuk dua t’ia shoh sytë asnjëherë më. Ai më ka injoruar mua si futbollist pa më dhënë asnjë arsye. Mbrëmë ishin në stadium disa menaxherë nga Evropa dhe Azia. Nuk kanë mundur ta besojnë që te Kosova nuk ka vend në përbërje futbollisti më i mirë në Azi dhe Australi, vijoi ai akuzat.

Ndërkaq, sulmuesi bëri të ditur se nuk ka vendosur nëse do të kthehet më në Australi për të vazhduar karrierën apo do të provojë ndonjë kampionat tjetër. “Kam oferta nga Turqia, Gjermania, Kina, Spanja, Koreja e Jugut e Dubai. Do t’i shqyrtoj të gjitha ofertat dhe do të marrë vendim”, ishin fjalët e tij
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: