Pas një raporti financiar zhgënjyes të Marten, aksionet e Snap ranë me 15% dy ditë më pas ndërsa aksionerët e kompanisë kanë filluar të humbin besimin.

Edhe pse Snapchat është aplikacion shumë popullor tek adoleshentët, aplikacioni ende nuk ka shkelur në jetën e moshave të reja, të rriturve apo edhe bizneseve.

Një prej problemeve më të mëdha të Snapchat është se po mundet nga konkurrenti më i ashpër.

Facebook prezantoi klonet e historive të Snapchat në Instagram, WhatsApp dhe Messenger vitin e kaluar dhe përgjatë këtij viti respektivisht.

Kjo kopje po funksionon për mrekulli. Sipas CEO-s së Facebook, Mark Zuckerberg, Historitë në Instagram dhe WhatsApp kanë 300 milion përdorues aktivë në ditë, ose thuajse dyfishin e numrin të përdoruesve të Snapchat.

Përdoruesit e Instagram dhe WhatsApp gjithashtu kanë mundësi të aplikojnë filtra apo stickera tek fotot dhe videot të cilat zhduken pas 24 orësh, njofton PCWorld.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: