TEPELENË- Një breshër i fortë dhe i pazakontë ka rënë sot në zonën e Memaliajt, në Tepelenë.

Banorët thonë se ishte i pazakontë jo për nga intensiteti, por nga madhësia e kokrrës së breshrit, e cila pa frikë është më e madhe se një kokërr arre.

Mësohet se si pasojë e breshrit janë dëmtuar makinat, pemët, prodhimet bujqësore dhe çatitë e banesave në Memaliaj.

Banorët e Memaliajt kanë shpejtuar të regjistrojnë pamjet nga kjo dukuri e panatyrshme, ndrrsa thonë se një breshër të tillë nuk e kishin parë kurrë!

BANORËT BLLOKOJNË RRUGËN GJIROKASTËR-TEPELENË, KËRKOJNË NDIHMË PËR DËMET
Fill pas situatës kaotike të krijuar në Memaliaj për shkak të rënies së një breshëri të pazakontë, ka sjell irritimin e banorëve të këtij qyteti.

Dhjetra qytetarë kanë bllokuar sot rrugën nacionale Gjirokastër-Tepelenë, ndërsa kanë kërkuar ndihmë për dëmet nga breshëri. Sakaq, pritet që në vendngjarje të shkojnë përfaqësues të Prefekturës.

(ma.ar/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: