Te Partizani në sfidën e luajtur dje kundër Kukësit debutoi për herë të parë me fanellën e kuqe në “Superligë” sulmuesi Edgar Çani. 28-vjeçari dukej larg formës së tij dhe nuk arriti të linte gjurmë ndoshta edhe për shkak të dëmtimit, por pavarësisht kësaj të gjithë janë në pritje për të parë aftësitë e tij dhe nëse do të mund të zëvendësojë të larguarin Caleb Ekuban.

Në përfundim të ndeshjes, qendërmbrojtësi i Kukësit, Ylli Shameti, që është përballur me të dy sulmuesit e ka shprehur qartazi se cili prej tyre është më i vështirë për t’u markuar. Shameti nuk ka mëdyshje: “Çani nuk krahasohet me Ekubanin, kështu që sot (dje) ka qenë më e lehtë për mua,”-ka deklaruar ai për “panaroma sport”.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb