Në minutën e 57 të ndeshjes Itali-Shqipëri gjyqtari ka ndërprerë takimin për shkak të tymueseve dhe fishekzjarrëve të hedhura në fushën e lojës.

Janë tifozët shqiptarë në “Renzo Barbera” ata që kanë shkaktuar atë rrëmujë por mbetet ende e paqartë arsyeja e kësaj revolte. Disa herë u thirr me autoparlant për qetësimin e situatës, por kjo nuk ndodhi.

Flakadani që fillimisht u mendua se u hodh nga sektori i tifozëve “Plisat” të vendosur në sektorin italian, në fakt është hedhur nga grupimi “Illyrian Elite”.

Në minutën e 57-të gjyqtari respektoi rregulloren dhe mori topin në sqetull për të sinjalizuar ndërprerjen e takimit.

Kapiten Ansi Agolli u përpoq të qetësonte situatën, por për momentin ishte e pamundur. Ndërkohë që pas ndërprerjes Shqipëria po zhvillon një lojë të mirë.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb