Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Debatet në parlament, protestë në Shkup kundër projektligjit për gjuhën shqipe

Shkup

Më shumë se 100 vetë janë mbledhur mbrëmë para Parlamentit të Maqedonisë për të protestuar kundër projektligjit për zgjerimin e përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe në gjithë Maqedoninë, ndërsa ligjvënësit kanë filluar debatin për këtë dokument.

Protesta ishte organizuar nga disa organizata nacionaliste të linjës së fortë, përfshirë Kongresin Botëror Maqedonas.

Protestuesit mbanin parulla me mbishkrimin “Tradhtia nuk është demokraci” dhe kërkuan që qeveria ta tërheqë këtë propozim, raporton rel.

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, ka premtuar miratimin e këtij legjislacioni kur e ka arritur marrëveshjen për koalicion qeveritar me partitë shqiptare, më herët këtë vit.

Legjislacioni aktual e përcakton shqipen si gjuhë zyrtare, por këtë status e ka vetëm në hapësirat ku shqiptarët e përbëjnë së paku 20% të popullatës.

Shqiptarët e përbëjnë pothuajse një të katërtën e popullatës së përgjithshme të Maqedonisë, që i ka më tepër se dy milionë banorë.

(m.k/BalkanWeb)


Komente ( 4 )

  • Protestonin mbi 100 vete.Po ku ane gjithe ata shqiptar frigacak qe kur nuk dolen te protestonin per te drejtat e tyre sikur se bente KOSOVA ne kohen e Serbise.Vertet frigacaka jane ne Maqedoni

  • Ne regjistrimin e vitit 1994 shqiptaret figuronin me 440.000 ndersa ne regjistrimin e vitit 2002 numri u shtua per 78000 do me then 528000. dhe tani pas 15 viteve mesiguri numri asht shumua me 100.000 dhe se paku jemi 628.000 … kjo do te thot heqi reth 20-28000 qe kan emigrua sidoqoft jemi se paku 600.000 shqiptar qe do te thot reth 30 % i numrit te pergjithshem te banoreve ne Maqedoni ….. Kjo qe une tani shtrova ketu asht MINIMUMI …..

  • Shqiptaret ne ate ngrehine nuk jane 25%,por 45-50% dhe jane shumice ne ate. Te tjeret,sic jane Bullgaret,Turqit,Vllehet,Jevgjit(“Maqedone”as qe ekzistojne,nese ekzistojne ata jane shqiptaret.)dhe te tjeret jane pakice ne ate vend.

  • Si nuk kuptuan njehere keto mediat zioniste shqiptare qe shqoptaret ne fyrom Jane te pakten 30% e popullsise.

KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .


Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.