TIRANË- Komisioni i Pavarur i Kualifikimit me anë të një deklarate për shtyp ka sqaruar rolin e tij i gjendur përballë një numri të madh ankesash nga qytetarët. KKP-ja sqaron se nuk mund të kryejë funksionet e gjykatës në lidhje me denoncimet e qytetarëve.

KKP-ja shton gjithashtu se nuk mund të hetojë veprimtarinë e zyrtarëve të administratës apo të ndërhyjë për të zgjidhur një situatë emergjente familjare dhe të dorëzojë përgjegjësit në polici.

“Ju informojmë se Komisioni i Pavarur i Kualifikimit gjendet përballë një numri të madh ankesash nga publiku mbi vendimet gjyqësore dhënë ndaj tyre, e gjykon të domosdoshme të sqarojë opionin publik lidhur me funksionin e këtij Komisioni duke sqaruar se Komisioni nuk ka për kompetencë ligjore të trajtojë çështjen gjyqësore në themel, pra, nuk do të kryejë funksionet e gjykatës me te larte, por të gjitha provat dhe faktet, që qytetarët do të bashkëngjisin me Formularin e Denoncimit, merren ne konsiderate gjatë procesit të rivlerësimit të gjyqtarëve apo prokurorëve dhe në dhënien e vendimit vetëm për këta subjekte”,- thuhet në deklaratën e KKP.

[embeddoc url=”https://www.balkanweb.com/site/wp-content/uploads/2017/11/KPK_Deklarate-per-shtyp_Date-21112017-1.pdf”]

Sqarojmë se ky komision është një institucion i rëndësishëm i Ligjit të Vettingut, në hallkat e të cilit pritet të kalojnë pasuritë e zyrtarëve të akuzuar për korrupsion, ku shënjestër janë prokurorët dhe gjyqtarët.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb