TIRANE- Ish-kryeministri Sali Berisha vijon me publikimin e akuzave në drejtim të qeverisë Rama. Edhe këtë herë ka postuar në faqen e tij të ‘Facebook’-ut një mesazh të inspektorit dixhital, ku ky i fundit denoncon se një person edhe pse i shpallur në kërkim nga policia, qëndron me këta të fundit.

Denoncuesi i shkruan Berishës se Bardhok Plani ka mbrojtjen e Ramës, ndërsa sot ka qëndruar me punonjës policie në vendin ku ndodhi vrasja në Shkodër.

MESAZHI I BERISHËS
Narkotrafikanti, famozi ne kërkim Bardhok Plani, lidhje direkt e Norieges, udheheq policine e Shkodres!
Lexoni mesazhin e inspektorin dixhital. sb
“Mirmrama doktor, te uroj t’jesh mire. un qe po te shkruaj jam nje punonjës policie te qytetit Shkoder. Dua te denoncoj nje rast qe ka ndodhur ne qytetin e Shkodrës sot ku eshtë vrare një person ne makine. Me te shkuar ne vend ngjarje morme cdo mase nga ana ligjore per shoqërimin e dëshmitarëve ne vend ngjarje deri ketu eshtë krejt mire. por pas pak kohesh vume re ne vend ngjarje ishte shtetasin Bardhk Plani nje kontigjent policie i njohur ne mbarë vendin per trafik lendesh narkotike si lidhje e Mark Frrokun, i cili ka qenë ne automjet me ate kur i shpetoj arrestimit dhe u lirua me urdher dirket te Edi Rames. Megjithse gjoja ishte ne kerkim nga policia, sot ai po rrinte me telefon ne dore dhe shumë i shqetësuar, madje duke kërkuar informacion tek shefat e policise, dhe duke bere ekspertin ne vend ngjarje. Ne si punonjes policie nuk arrijmë me ba detyren pasi ky person asht lidhje e fort e politikes, si dhe ka aktivitet kriminal ne trafikun ndërkombëtar te droges. Ketij shtetasi sot ne vend ngjarje ju bahte sehir nga shefat e policisë, duke mos mundur me marr mundimin as per ta shoqëruar si dëshmitar ne vend ngjarje, ose person qe tregon rrethanat e ngjarjes, pasi asht lidhje direkte ose indirekte me viktimen. Po ti dergoj dhe 2 foto qe vërtetojnë se ky person kontigjent i krimit qendronte ne vend ngjarje me punonjës policie.”
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: