TIRANE- Babai i Aleksander Shkulakut, një prej komandove të Forcave të Armatosura që dezertoi në Britani të Madhe, ka reaguar pas ngjarjes.

Ai thotë se djali i tij nuk paguhej sa duhej, pavarësisht se ishte më i përgatituri në ushtri, por e cilëson të nxituar vendimin e tij për të dezertuar, raporton BalkanWeb.

“Aleksandri ishte më i përgatituri në Ushtri, ka qenë me mision edhe në Afganistan. Djali s’kishte vlerësimin financiar të merituar, merrte 290-315 mijë lekë të vjetra. Ai na ndihmonte edhe neve financiarisht. E dinim që ishte në Angli, por nuk kemi komunikuar. Djali ka bërë një veprim të nxituar e të palogjkshëm. Mendoj se veprimi i tij lidhet me gjendjen ekonomike. Lajmin e kemi mesuar nga te njohurit tane ne Angli”, është shprehur ai.

Ndonëse i quajti vetëm ekonomike, arsyet që e shtynë të birin të dezertonte, Lulzim Shkulaku tha se ai nuk kthehej më në Shqipëri. Pavarësisht zgjedhjes së komandos, i ati nuk nguron t’i bëjë atij thirrje të kthehet në Atdhe. “I bëj thirrje të kthehet në Atdhe, në shtëpi. Djali të vijë këtu të japë kontribut për vendin,” tha ai.

dekoratat2 dekoratta ushtari65 dekoratat

Ngjarja 
Ministria e Mbrojtjes denoncoi mbrëmë 4 ushtarakë shqiptarë për dezertim. Mësohet se 4 komandot ishin me trajnim në Angli por nuk janë kthyer më.

Ka qenë Ministria e Mbrojtjes që ka bërë denoncimin në prokurori për dezertimin e komandove. Ushtarët komando janë nisur drejt Anglisë në datë 4 tetor 2017 të shoqëruar nga toger Roland Poci dhe se në datën 19 tetor gjatë kthimit në atdhe ushtarët Ylber Tokrri, Aleksander Shkulaku, Klevis Lamkaj dhe Reni Ajazi nuk janë kthyer në Shqipëri, por kanë dezertuar duke vendosur të emigrojnë në këtë vend.Burime nga Ministria e Mbrojtjes bëjnë me dije për “BalkanWeb” se ngjarja nuk është mbajtur e fshehur por se janë ndjekur rrugët ligjore.

Në momentin kur është konstatuar se ushtarakët nuk janë kthyer janë njoftuar autoritetet britanike. Më tej është bërë njoftimi në prokurori. Lidhur me emrat e 4 komandove, burimet thanë për “BalkanWeb” se ngjarja është nën hetim dhe për këtë arsye nuk bëhen të ditur.

 (e.f/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: