TIRANE– Dhjetëra banorë në Shkozë kanë nisur nje tjetër protestë mëngjesin e sotëm. Reagimi i tyre vjen kundër prishjes së banesave të tyre për shkak zgjerimit të rrugës së Shkozës, në kuadër të një projekti të ARRSH-së dhe Ministrisë së Transporteve.

PRISHJA-E-BANESAVE-PROTESTE-NE-SHKOZE

Janë 153 banesa që preken nga projekti, dhe të mbetur pa asnjë zgjidhje kanë dalë në një protestë të dytë, pas asaj më 14 shtator, ku bllokuan rrugën në Shkozë.

Ditën e sotme ata kanë nisur një marshim paqësor nga Shkoza drejt Ambasadës Amerikane në Tiranë. Para kësaj, ata i janë drejtuar me një letër Ambasadës Amerikane dhe asaj të BE në vendin tonë, duke i kërkuar ndihmë.

PROTESTA-NE-SHKOZE-PER-PRISHJEN-E-SHTEPIVE

Në një lidhje direkte për ‘News24’ gazetari Mariglen Mërtiri pohoi se dhjetra qytetarë, ku të pranishëm janë edhe fëmijë me pankarta në duart, do t’i drejtohen Ambasadës së SHBA-ve, dhe më pas do të rikthehen në Shkozë.

“Janë rreth 153 familje që këtë të diel janë nisur drejt Ambasadës Amerikane dhe asaj të BE-së. Ata kanë vendisur që të drejtohen në mënyrë paqësore drejt këtyre ambasadave. Me anë të dy letrave drejtuar ambasadave, ku janë vënë në dijeni edhe presidenti dhe kryeministri, kërkojnë të drejtën e tyre. Në këtë marshin janë edhe fëmijë të pranishëm, të cilët mbajnë pankarta në duart, ku kërkojnë të drejtën e pronës. Ata kërkojnë të drejtën e pronës dhe jo të përfitojnë banesa sociale ose bonuse. Ata nuk i kanë banesat me legalizime, pasi kanë qenë në proces. Ata kanë kërkuar leje tek komisariati nr.1 për të vijuar tubimin, me qëllim që mos të procedohen penalshit, por nuk kanë marrë asnjë përgjigje. Ata po ecin përgjatë trotuarit, që mos të bllokojnë qarkullimin e mjeteve. Banorët do të dorëzojnë në mënyrë qytetarë një letër, ku përgjatë trotuareve do të respektojnë edhe semaforin, e më pas do të rikthehen sërish në Shkozë”, raportoi për ‘News24’ Mariglen Mërtiri.

Ngjarja e 14 shtatorit bëri jo pak bujë, sidomos pas publikimit të një video, ku një fëmijë i vogël ulërinte që policia mos t’i arrestonte të atin.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb