VLORE – Policia e Shtetit ka dhënë detaje të reja në lidhje me drogën e sekuestruar në Babicë ditën e djeshme.

Pas lajmit se ishin kapur 10 ton drogë, policia ka thënë se sasia e vërtetë është 4.5 ton kanabis.

Sasia u konfirmua nga policia pas peshimit. Droga u gjet në shtëpinë e Armand Kocerri, me profesion infermier. Deri më tani janë shoqëruar 3 persona.

Gazetari Enrik Mehmeti ka siguruar për “BalkanWeb” pamjet e transportit të drogës, ku shihet një kamion plot me qeset e drogës së paketuar dhe bidonë të tjerë të mbushur sërish me drogë.

Përveç tij një furgon i bardhë i mbushur sërish me kanabis. Dy makinat me drogë shoqëroheshin nga mjete dhe efektivë të Delta Force. Transporti është bërë rreth orës 3 të mëngjesit dhe droga tashmë ndodhet në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë.

Po ashtu bëhet e ditur se droga ishte e paketuar dhe gati për t’u trafikuar, dyshohet drejt Italisë me mjete ujore. 4.5 ton kanabis u gjetën në banesën e Armando Koçerrit, i njohur si mik i Habilajve. I pari që bëri denoncimin duke publikuar dhe pamje nga operacioni ishte ish-kryeministri Sali Berisha.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: