RUSI – Ata janë fitues, të lumtur dhe të edukuar. Bëhet fjalë për tifozët e Senegalit dhe Japonisë të cilët pas fitoreve të skuadrave respektive janë parë duke pastruar stadiumin.

Afrikanët fituan 2-1 kundër Polonisë në stadiumin Spartak në Moskë, po ashtu edhe Japonia fitoi 2-1 ndaj Kolumbisë. Në përfundim të ndeshjeve tifozët e Senegalit dhe të Japonisë janë filmuar duke mbledhur plehrat në stadium.

Më thas blu në duar ata filluan të pastronin cdo gjë që gjenin në stadium. Një gjest me të vërtetë i mrekullueshem i këtyre tifozëve jashtëzakonisht të kulturuar. Videot e tyre janë shpërndarë në Tweeter.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb