ANGLI – Ndaj një trafikanti shqiptar droge është marrë vendimi që të deportohet nga Anglia në Shqipëri. Sipas mediave britanike, 28-vjeçari Fatjon Gjini kishte hyrë ilegalisht në Angli me një mjet të rremë identifikimi.

Gjatë kërkimit të të ardhurave, ai u bë pjesë e një rrjeti të madh droge në qytetin e Brighton. 28-vjeçarit iu dha dënimi me 16 muaj burg, dhe tani pritet të ekstradohet në Shqipëri.

Para 1 muaji, Gjini u ndalua me makinën e tij nga policia angleze, ku nën sediljen e shoferit kishte futur në një çorape të zezë 25 qese me kokainë me peshë 16.9 gramë.

Atij gjithashtu iu sekuestrua një celular që përdorej per te komunikuar me trafikantët apo klientët si dhe 110 paund. I marrë në pyetje nga autoritetet, 28-vjeçari shqiptar tha se iu fut kësaj pune pasi i kishin premtuar 3000 paund, e nuk e linte dot se frikësohej për jetën

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: