GREQI-Pak ditë përpara Samitit të NATO-s në Bruksel kur Maqedonia pritet të marrë ftesën për anëtarësim në Aleancë, më 8 korrik në Athinë janë paralajmëruar protesta kundër zgjidhjes që do të përmbante termin “Maqedoni”. Ndërkaq protesta e një dite më parë në 24 qytetet e ndryshme të Greqisë kaloi përgjithësisht e qetë dhe pa pjesëmarrje masive sikurse protestat e shkurtit.

Por sipas organizatorit të protestës Oton Jakovidis qëllimi i protestës së fundit nuk ishte pjesëmarrja masive por betonimi i qëndrimit grek kundër përdorimit të termit “Maqedoni” nga fqinji si dhe organizimi i referendumit për cilëndo emër për të cilën palët do të bien dakord.

“Protestat e para në Selanik dhe Athina dëshmuan numrin e madh të qytetarëve që nuk pranojnë që emri i Maqedonisë t’i jepet vendit fqinj, ndërsa te protesta e djeshme, qëllimi nuk ishte të tregohet pjesëmarrja, por se populli është plotësisht i koordinuar në bazë të vendimit të miratuar me rezolutat e protestave të mëparshme. Populli jo vetëm që kundërshton që fqinjit ti jepet emri Maqedoni por kërkon organizimin e referendumit” – deklaroi Oton Jakovidis, organizator i protestës në Greqi.

Ndërkaq sipas zëdhënëses të Grekëve të Pavarur, partnerit të koalicionit qeveritar të kryeministrit Cipras, mobilizimi përmes protestave forcon pozitat negociuese të grekëve.

“Mendoj se kishte njerëz që i përkisnin gjithë spektrit ideologjik…Protestat me të vërtetë e treguan patriotizmin e grekëve, frymën dhe dëshirën e grekëve që të mos përdoret termi Maqedoni”– u shpreh Madalena Papadopulo, zëdhënëse e Grekëve të Pavarur.

Protesta e një dite më parë është vlerësuar si e suksesshme edhe për numrin e pjesëmarrësve por edhe faktit që kaloi pa incidente. Ata morën mbështetjen e partive opozitare, autoriteteve lokale por edhe nga priftërinjtë, njofton Alsat M.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb