Vijojnë kërkimet për gjetjen e trupave të nënës dhe dy fëmijëve të saj, të cilët dyshohet se janë mbytur në lumin Buna. Ndërkohë, dje u gjet trupi i pajetë i 9-vjeccares, ndërsa pas hekurave ra babai i saj për akuzën e shkaktimit të vetëvrasjes së vogëlushes.

Kjo e fundit kishte në trup shenja dhune, që dyshohet se janë bërë nga babai i saj. Teksa opinioni publik u trondit nga ngjarja e rëndë, i gjithë reparti RENEA është stacionuar në Shkodër, ku po vijon kërkimet me palombarë, ndërkohë që terreni është i vështirë. Gazetari Igli Çelmeta raporton për BalkanWeb se kërkimet po vijojnë që nga ura e vjetër e lumit Buna, deri në grykëderdhjen e Velipojës, ndërsa në ndihmë kanë ardhur në peshkatarët dhe banorët e zonës.

Sakaq janë marrë dhe po merren në pyetje familjarë të nënës 39-vjeccare, Alma Arrazi të cilët konfirmojnë se gruaja dhunohej sistematikisht. Po ashtu mësohet se policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë të disa bizneseve për të parë lëvizjet e fundit të nënës me 3 fëmijët, për të verifikuar dhe nëse ishte e vetme me ata apo dikush i shoqëronte.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb