Gazeta zvicerane në gjuhën shqipe LeCanton27 ka bërë një investigim për Dubain, si është të jetosh atje dhe kontradiktat. Duke përmendur në këtë investigim se mbi 500 prostituta shqiptare janë sot në Dubai të cilat kamuflohen sikur punojnë në kompani të ndryshme, por në fakt puna e tyre është ajo e eskortës.
Menaxheri i vipave Xhani Demnika në një intervistë për moderatoren Çenkuela Hasa në programin Fitstation ka treguar më shumë.
“Shohin një artist që bën hundën dhe thonë që është eskort në Dubai, kjo bie totalisht poshtë.

Një artist në Shqipëri merr 15 mijë euro në një koncert, imagjino sa merr për një javë. Fitojnë aq shumë këtu sa shkojnë në Dubai vetëm për pushime. Por nuk i vë duart në zjarr për vajzat “show girl” që bëjnë jetë lluksi e jetojnë në Dubai. Ne e dimë që ka eskorta, i njohim , por dimë që ka dhe vajza që bëjnë punë të ndershme në Dubai”- tha Demnika për NEWS24.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: