Numri i të vdekurve po rritet pasi shirat e dendur vazhdojnë të godasin Brazilin jugor, duke rritur përmbytjet.

Stuhitë dhe përmbytjet në shtetin jugor të Rio Grande do Sul kanë vrarë të paktën 78 persona, thanë autoritetet lokale, ku më shumë se 115,000 njerëz janë zhvendosur.

Vullnetarët me varka, ski jet, kanë ndihmuar në përpjekjet e shpëtimit.

Numri i të vdekurve mund të rritet ende ndjeshëm. 105 persona janë raportuar të zhdukur, nga rreth 70 një ditë më parë, sipas autoritetit shtetëror të mbrojtjes civile.

Të shtyrë nga reshjet e vazhdueshme të dendura, përmbytjet kanë prekur më shumë se dy të tretat e rreth 500 qyteteve në shtetin, i cili kufizohet me Uruguain dhe Argjentinën, duke zhvendosur qindra mijëra njerëz, sipas autoriteteve.

Rrugë dhe ura janë dëmtuar në disa qytete. Shirat kanë shkaktuar gjithashtu rrëshqitje dheu dhe shembje të pjesshme të një dige në një hidrocentral të vogël.

Më shumë se 400,000 njerëz janë pa energj, ndërsa gati një e treta e popullsisë së shtetit ka mbetur pa ujë, thanë autoritetet.

Në Porto Alegre, liqeni Guaiba arriti nivelin më të lartë, sipas Shërbimit Gjeologjik të Brazilit. Aeroporti ndërkombëtar i qytetit ka pezulluar të gjitha fluturimet që nga e premtja.

 

 (A.A/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb