Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti i ka bërë thirrje shqiptarëve dhe partive të bllokut opozitar shqiptar që të rreshtohen në Frontin Evropian, pasi sipas tij, në zgjedhjet parlamentare të 8 majit përballjen nuk e kanë me ata, por me VMRO-në.

Askujt nuk i pëlqen uniteti i shqiptarëve. Ne përballë kemi VMRO-në, të vegjël janë këto tanët. Le të vijnë me ne. Ne i kemi vëllezër të gjithë”, deklaroi ai duke iu drejtuar mbështetësve të koalicionit opozitar shqiptar të quajtur VLEN.

Ali Ahmeti kishte edhe një mesazh për bashkëqytetarët maqedonas. Ai tha se Traktati i Miqësisë me Bullgarinë dhe Ndryshimi i Kushtetutës nuk rrezikon popullin maqedonas.

Nuk ka të bëjë me asgjësim e tjetërsim të bashkëqytetarëve tanë maqedonas, Marrëveshja për Fqinjësi të Mirë dhe Ndryshimi i Kushtetutës. Asgjë nuk e rrezikon Marrëveshjen paqësore të Ohrit, as identitetin e bashkëqytetarëve tanë maqedonas as integritetin e shtetit.”

Ai theksoi se e vetmja mënyrë për të parandaluar ikjen e të rinjve dhe për t’i rikthyer ata është anëtarësimi i vendit në BE.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb