Shteti i Rio Drande do Sul, në jug të Brazilit, është goditur nga reshje tropikale të cilat kanë shkaktuar përmbysje në zona të mëdha të vendit. Bilanci është dramatik me të paktën 37 të vdekur dhe 74 të humbur, ndërsa ka zona të mëdha të izoluara me familje në nevojë,

Në këtë situatë, edhe futbolli është vënë në lëvizje me mbledhje fondesh apo ndihmash. Ndërsa sulmuesi i njohur Diego Kosta, ka dalë vetë në terren. Shtypi brazilian ka shpjeguar se ai ka marrë një motor uji që ka në pronësi dhe me makinën e tij ka udhëtuar drejt zonave të përmbytura, duke ndihmuar për transportimin e personave të izoluar nga reshjet.

“Lagjja ime ka përfunduar nën ujë, ishte mesditë dhe pastaj erdhi Diego Kosta i cili na kërkoi çfarë na nevojitej. Brenda gjysmë ore, ai dërgoi disa njerëz me katër motorë uji që të rikuperonin familjet, shtëpitë e të cilëve ishin përmbytur”, tregoi një dëshmitar okular për “Globo Esporte” rreth asaj që po bënte “Bisha” për të ndihmuar në zonën e përmbytur.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb