Valentino Murataj, lojtari i Partizanit tha se ndeshja ndaj Skënderbeut vërtetoi edhe një herë forcën e të kuqve.

“Ne vinim pas dy derbive të fituar dhe gjithmonë pas derbit me Tiranën kishim bërë hap fals. Ndaj e kishim përgatitur ndeshjen me shumë përqendrim, agresivitet. Arritëm të marrim tre pikët, siguruam play off dhe jemi shumë të lumtur për këtë. Ndeshjet nuk janë njëlloj, me DInamon e zgjidhëm që në pjesë të parë. Sot ishte shumë e vështirë se Skënderbeu kishte rezultate të mira dhe vinte më moral të mirë., Nëse do shënonim më shpejt do ishte më mirë, por shpesh i kemi zgjidhur në pjesë të dytë dhe në minutat e fundit dhe kjo është forca ynë, që tentojmë deri në fund.

Rëndësi ka që të jem në fushë dhe të jap më të mirën për ekipin. Nuk ka rëndësi ku luaj. E nisa si mbrojtës i djathtë, e mbylla si 8. Shkoi mirë, një gol e kam lënë për “Final Four” dhe do jetë me e bukur. Ia kam premtuar edhe çunave që do e bëj në “Final Four. Ia kushtojmë sot presidentit të nderit. E kishim si forcë shtysë për t’ia dedikuar. Ishte një dhimbje e kthyer në forcë dhe e treguam edhe në fushë”, tha Murataj pas fitores 1-0.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb