Një skandal i madh ka përfshirë sërish Facebook-un, i cili akuzohet së ka përgjuar jo vetëm mesazhet e përdoruesve por edhe telefonat e tyre.

Dyshimi është thelluar më shumë gjatë viteve. Facebook mendohet të ketë dëgjuar telefonatat e përdoruesve të tij përmes mikrofonit të celularit.

Gjithashtu përgjon edhe vendndodhjen, leximin e mesazheve dhe regjistrin e telefonatave. Denoncimi këtë herë vjen nga “Six4Three”, që ka dorëzuar padinë në gjykatën e San Mateo në Kaliforni.

Sot ajo i ka pushuar të gjitha aktivitetet e saj, por në vitin 2015 pretendon të ketë qenë dëmtuar rëndë nga ndryshimi i politikës së Mark Zuckerberg.

Që prej vitit 2015, Facebook u ndaloi kompanive të treta që zhvillonin shërbime për rrjetet sociale, si “Six4Three”, të mblidhnin informacione mbi rrjetin e miqve të përdoruesve.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb