Facebook nuk do të paralajmërojë më përdoruesit për lajmet e rreme të shpërndara në platformë dhe tha se qasja nuk ka funksionuar.
Në Dhjetor të 2016-ës sajti filloi të paralajmëronte përdoruesit për artikujt që etiketoheshin të rremë nga verifikues të palëve të treta.
Megjithatë një hulumtim sugjeron se kjo nuk ka funksionuar. Tani e tutje në vend të që etiketojë artikuj e rremë, rrjeti social do të sugjerojë artikuj të verifikuar si të vërtetë.
Sipas Facebook, që me sukses kishte testuar këtë të dytën, edhe pse klikimet në artikujt e rremë nuk ranë, kishte një tendencë që të shpërndaheshin më pak, njofton pcw.
Kritikët thonë se rrjetet sociale duhet të përballen me autoritetet rregullatore nëse nuk arrijnë me sukses të adresojnë përhapjen e keqinformimit dhe propagandës në platformat e tyre.
“Ajo që Facebook po përpiqej të bëjë është të konsiderohet si një publikues në vend të një platforme,” shprehej profesori i gazetarisë nga Universiteti i Kentit Tim Luckhurst për BBC-në.
(BalkanWeb)
