Nga SPARTAK KOKA*

TIRANË – Viti 2015 e ka gjetur çiftin kryeministror në shtëpinë e re të ndërtuar në fshatin Surrel të Tiranës. Televizioni “News24” sjell pamjet ekskluzive të familjes së Kryeministrit Rama në banesën e re.

Nga pamjet shihet qartë automjeti me të cilin lëviz Kryeministri, troprojat dhe efektivët e Gardës, që janë vendosur nga dera hyrëse deri tek oborri i banesës.

Shtëpia unike në llojin e vet mes shtëpive të tjera në fshat, një eko-banesë, e konceptuar me dy rrathë 11-këndorë, ka strehuar familjen që pak muaj më parë u shtua me pjesëtarin më të ri, Zahon.

Lajmin për transferimin në shtëpinë e re, Linda Rama e pohoi pak ditë më parë gjatë një interviste televizive, ku u shpreh se qëllimi ishte që bashkë me Zahon dhe dy fëmijët e tjerë, Vitin e Ri ta kalonin në shtëpinë e re, duke e konsideruar dhe një ogur të mirë.

Linda ka pohuar se ka qenë vetë ajo që është marrë më shumë me shtëpinë, duke ndjekur fillin e kreativitetit të Edit. Sipas saj, është “një banesë e ngrohtë, e realizuar me materiale të thjeshta, të zgjedhura nga dora e një artisti.”

Çifti kryeministror për katër vjet jetoi në një apartament me qera pranë Drejtorisë së Policisë së Tiranës, për të cilin paguanin 580 000 mijë lekë në vit.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb