TIRANE– Kryetari i PD, Lulzim Basha ka reaguar pas fitores së kancelares Angela Merkel në zgjedhjet gjermane, e cila arriti të fitojë mandatin e katërt. Përmes një statusi në Twitter, Basha shprehet besimplotë për forcimin e bashkëpunimit mes PD dhe partisw CDU të Angela Merkelit.

“CDU me kancelaren Merkel përsëri forca më e madhe politike në Gjermani. Besimplotë për forcimin e bashkëpunimit mes @pdshqiperi dhe @CDU”- ka shkruar Basha.
rtgfbv
Kujtojmë se në zgjedhjet e mbajtura sot në Gjermani, sipas exit polleve, Merkel ka arritur të marrë rreth 32.7 % të votave duke u renditur si forca e parë politike, por duhet të krijojë koalicion për formimin e qeverisë.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: