BERAT- Nëna e vajzës 13-vjecare, e cila u përdhunua nga një 49-vjecar në Berat ka rrëfyer për detajet e dhimshme të momentit kur e bija ka ardhur në shtëpi.

Sipas R.G, Aliosha Emini 49 vjec pasi ka abuzuar me vajzën 13-vjecare B.G ka tentuar të trafikojë për prostitucion edhe vajzën tjetër 19-vjecare A.G.

Ajo thotë se bashkëshorti i saj ka bërë disa herë kallëzim ndaj 49- vjeçarit të arrestuar ditën e sotme. Dyshohet se Aliosha Emini ka probleme mendore.

“Kishim dijeni që i ngacmonte vajzat dhe kemi bërë disa herë kallëzim në polici. Vajza 13 vjeçare erdhi e shqetësuar në shtëpi dhe nuk fliste. Ajo nuk tregoi për abuzimin se ishte në gjendje të rëndë, Vajza nuk e hapte gojën, e gjeta të mbledhur. Vetëm kur më mori policia, e kuptova ç’i kishte ndodhur”- ka thënë nëna e vajzës.

(d.d/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: