Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

“Forca e Ligjit” sekuestron pronat e Balilit, policia jep detaje (VIDEO)

balili-santa-quaranta_2016_09_19_1717_1474297945

TIRANE- Policia e Shtetit jep detaje për sekuestrimin e pronave të Klement Balilit, që me sa duket ka qënë pjesë e operacionit ‘Forca e Ligjit’.

Duke ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, policia thotë se ka sekuestruar ish-kampin e Pushimit të Punëtorëve në Sarandë, aktualisht Hotel ‘Santa Quaranta’, plot 28,690 m2 truall dhe 36 apartamente e njësi shërbimi, me rreth 2.178 m2 sipërfaqe.

Sakaq mësohet se këto pasuri të sekuestruara do të administrohen dhe përdoren nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, pranë Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë.

Policia thekson se “grupi ‘Balili’ është një nga grupet kryesore të skeduara nga Policia e Shtetit në kuadër të operacionit ‘Forca e Ligjit’, që ka për objekt edhe goditjen e pasurive apo aseteve me burim kriminal. E në këtë kuadër, hetimet po vijojnë me intensitet“.

DEKLARATA E PLOTE
Policia e Shtetit ka rregjistruar në datën 3 prill 2016 procedimin penal me nr.44 për trafikim lëndësh narkotike për grupin e njohur si ‘Balili’ me aktivitet kriminal kryesisht në jug të vendit.

Paralelisht me procedimin për trafik narkotikësh, Drejtoria për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Departamentin për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimet e Rënda në Policinë e Shtetit, ka investiguar dhe përcjellë në vazhdimësi të dhëna mbi pasuritë e anëtarëve të dyshuar të këtij grupi, të cilat dyshohet se janë vendosur nga aktivitet kriminal.

Mbi bazën e këtij materiali, Prokuroria për Krimet e Rënda ka rregjistruar procedimin pasuror nr.5, të vitit 2017, për hetim pasuror për gjithë lidhjet familjare të grupit “Balili”.

Mbi bazën e këtij materiali policor, bazuar në ligjin nr.10192, “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafkimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masa parandaluese kundër pasurisë”, (i njohur si ligji “Antimafia”), Prokuroria e Krimeve të Rënda i kërkoi Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda vendosjen nën sekuestro të aseteve.

Policia e Shtetit ka ekzekutuar sot vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, të pasurive në emër të Kelmend dhe Bashkim Balilit, që janë:

– ish-kampi i Pushimit të Punëtorëve në Sarandë, aktualisht Hotel ‘Santa Quaranta’;
– 28,690 m2 truall;

– 36 apartamente e njësi shërbimi, me rreth 2.178 m2 sipërfaqe.

Këto pasuri të sekuestruara do të administrohen dhe përdoren nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, pranë Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë.

Grupi ‘Balili’ është një nga grupet kryesore të skeduara nga Policia e Shtetit në kuadër të operacionit ‘Forca e Ligjit’, që ka për objekt edhe goditjen e pasurive apo aseteve me burim kriminal. E në këtë kuadër, hetimet po vijojnë me intensitet.

Policia e Shtetit fton këdo që disponon të dhëna apo informacione të vlefshme për identifikimin dhe zbulimin e pasurive apo aseteve të tjera në pronësi të personave të mësipërm apo lidhjeve të tyre të afërta, të telefonojnë në numrat falas 112 dhe 129, duke garantuar ruajtjen e anonimatit dhe goditjen e ashpër të elementëve anti-ligjore.


Komente ( 1 )

  • NUK MUND TIA MARRESH HOTELIN SEPSE AI NUK E KA ME EMRIN E VET ,,,por te vellait,,,,I vellai qe eshte aktualisht pronar I ligjshem me letra ka te drejte te hedhe ne gjygj shtetin per sekuestrim te paligjshem,,,,,kush te jep ty te drejten te sekuestrosh pasuri qe nuk jane ne pronesi te personit qe kryhet sekuestroja,,,,,kjo sekuestro duhet te anullohet..///



Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.