Një foto e shkrepur shumë vite më parë e Marco Asensio-s është bërë virale në internet duke u shpërndarë me mijëra herë. 21-vjeçari që sot është pjesë e ‘galaktikëve’ dikur në vogëli pozonte para jahtit të presidentit aktual të klubit, Fiorentino Perezi-it.

Kjo foto kënaq së tepërmi tifozët e Realit pasi tashmë e dinë se kanë në klub një futbollist që gjithmonë do të japë maksimumin për ekipin. Dashuria për ngjyrat e madrilenëve nuk i ka munguar Asensio-s që në kohën kur as që e mendonte se një ditë do të luante për këtë klub.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb