ELBASAN- Një masiv shkëmbor është shkëputur nga skarpati anësor duke bllokuar lëvizja e mjeteve në aksin rrugor Elbasan-Tiranë. Masivi shkëmbor është shembur në afërsi të fshatit Mamël. Gazetari Fatmir Popja ka siguruar për “BalkanWeb” pamjet nga vendi ku autostrada është bllokuar nga gurët.

Elbasan rruga (1)

Bëhet me dije se rruga është bllokuar vetëm në sensin e lëvizjes nga Elbasani në Tiranë ndërsa Tiranë-Tunel i Krrabës-Elbasan është e qarkullueshme. Nga Elbasani në Tiranë, lëvizja e mjeteve bëhet nga rruga e vjetër në “Qafë Krrabë”.

Elbasan rruga (6)

Megjithëse ngjarja ka ndodhur rreth orës 6:00 deri tani nuk ka asnjë masë për evadimin e gurëve të rënë në trasenë e rrugës në Mamël.

Elbasan rruga (5)

Elbasan rruga (4)

Elbasan rruga (3)

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb